Një person rreth 38-vjeçar është gjetur pa shenja jete në banesën e tij në Gjilan.
Policia e Kosovës ka konfirmuar se rasti është raportuar të enjten rreth orës 18:26, ndërsa në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet policore, prokurori i shtetit dhe ekipi mjekësor, ku është konstatuar vdekja e viktimës.
Sipas raportimit të Demantim News, hetimet e deritanishme nuk kanë nxjerrë dyshime për elemente të veprës penale të vrasjes. Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.
Burime bëjnë të ditur se dyshohet se shkaku i vdekjes mund të ketë qenë mbidoza, megjithatë autoritetet janë në pritje të rezultateve të hetimeve dhe obduksionit për të përcaktuar shkakun zyrtar të vdekjes.
/Demantim News/