July 23, 2026
1 min read

Gjykata e Apelit konfirmon aktakuzën ndaj Mujkës dhe Muzliukajt

Gjykata e Apelit ka lënë në fuqi vendimin e Gjykatës Themelore në Prishtinë, duke konfirmuar aktakuzën ndaj Faruk Mujkës dhe Hysen Muzliukajt, të akuzuar për keqpërdorim të detyrës zyrtare.

Apeli ka refuzuar si të pabazuara ankesat e mbrojtjes, e cila kishte kërkuar rrëzimin e aktakuzës dhe shpalljen e papranueshme të provave.

Sipas raportimit të Demantim News, Mujka dhe Muzliukaj akuzohen për keqpërdorim të detyrës lidhur me rastin e këmbimit të pronës së ish-Bankosit me pronë private. Mujka përballet edhe me një akuzë shtesë për mosraportim apo raportim të rremë të pasurisë, pasi dyshohet se nuk kishte deklaruar mbi 60 mijë euro të sekuestruara në shtëpinë e tij.

Gjykata e Apelit vlerësoi se ekzistojnë prova të mjaftueshme për të vazhduar procedurën penale, ndërsa theksoi se çështja e fajësisë ose pafajësisë do të vendoset vetëm pas shqyrtimit gjyqësor.

/Demantim News/

Latest from Blog

Go toTop