Anëtari i Kryesisë së LDK-së, Shkëmb Manaj, ka përkujtuar 26-vjetorin e vrasjes së babait të tij, veprimtarit të LDK-së dhe Heroit të Kosovës, Shaban Manaj.
Përmes një postimi, ai tha se mungesa e babait ndihet çdo ditë, ndërsa vepra dhe sakrifica e tij mbeten të gjalla në kujtesën e familjes dhe qytetarëve.
Sipas raportimit të Demantim News, Shkëmb Manaj theksoi se babai i tij u vra për shkak të bindjeve politike dhe përkushtimit ndaj një Kosove të lirë, demokratike dhe të pavarur, duke qëndruar besnik krah presidentit historik Ibrahim Rugova.
Ai ritheksoi kërkesën për drejtësi, duke e cilësuar vrasjen e Shaban Manajt dhe të veprimtarëve të tjerë të LDK-së si një plagë të rëndë për Kosovën.
/Demantim News/