Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit (MIT) ka njoftuar se gjatë ditës së nesërme nuk do të ketë kufizime në qarkullim për automjetet e transportit të mallrave me masë mbi 20 tonë.
Sipas ministrisë, bazuar në parashikimet zyrtare të motit, temperaturat nuk pritet të arrijnë nivelin që do të kërkonte zbatimin e masave kufizuese për qarkullimin e kamionëve.
Siç raporton Demantim News, MIT ka bërë të ditur se do të vazhdojë monitorimin e kushteve meteorologjike dhe do të njoftojë me kohë qytetarët dhe operatorët ekonomikë nëse do të rikthehen kufizimet.
/Demantim News/