July 24, 2026
1 min read

Gjashtë kosovarë përfshihen në aksident në Maqedoninë e Veriut

Gjashtë shtetas të Kosovës kanë mbetur të lënduar në një aksident trafiku që ndodhi në rrugën magjistrale Shkup–Pika Kufitare Bllacë, në Maqedoninë e Veriut.

Sipas Ministrisë së Punëve të Brendshme të Maqedonisë së Veriut, në aksident janë përfshirë dy automjete me targa të Kosovës, një Kia dhe një Volkswagen Golf.

Siç raporton Demantim News, dy drejtuesit e automjeteve dhe dy pasagjerë kanë pësuar lëndime të rënda trupore, ndërsa dy persona të tjerë kanë marrë lëndime më të lehta. Të lënduarit janë dërguar për trajtim në Spitalin e Përgjithshëm “8 Shtatori” dhe në Qendrën Klinike “Nënë Tereza” në Shkup.

MPB maqedonase ka bërë të ditur se, me urdhër të prokurorit, drejtuesi i automjetit Kia do të ndalohet sapo të lirohet nga spitali, ndërsa hetimet për zbardhjen e rrethanave të aksidentit janë në vazhdim.

/Demantim News/

Latest from Blog

Go toTop