Një mbindërtim pa leje në lagjen Dardania të Prishtinës është rrënuar në një aksion të autoriteteve komunale.
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, tha se ky veprim është pjesë e angazhimit për mbrojtjen e rendit urban dhe zbatimin e ligjit pa përjashtime.
Sipas raportimit të Demantim News, Rama theksoi se “ligji vlen për të gjithë”, ndërsa falënderoi qytetarët që raportojnë parregullsitë, duke vlerësuar se kontributi i tyre ndihmon në ruajtjen e rendit urban dhe interesit publik në kryeqytet.
/Demantim News/