July 25, 2026
1 min read

Vidhet një veturë në Gjilan

Policia e Kosovës ka njoftuar për një rast të vjedhjes së rëndë në Gjilan.

Vjedhja ka ndodhur në rrugën “Vaqe Zela”, të premten në ora 22:00.

“Ankuesi mashkull kosovar, ka raportuar se persona të panjohur, në garazhin e tij i kanë vjedhur veturën”, thuhet në raportin policor.

Lidhur me rastin është informuar edhe prokurori, ndërsa njësitet policore janë duke hetuar rastin. 

Latest from Blog

Go toTop