July 25, 2026
1 min read

Pesë shoferë ndëshkohen rëndë në Ferizaj, mbesin pa patentë për një vit

Pesë shoferë janë ndëshkuar nga Policia Rajonale e Ferizajt pasi tejkaluan kolonën e automjeteve duke përdorur shiritin emergjent në dalje të autostradës, në fshatin Bibaj.

Sipas Policisë, katër shoferëve me patentë të Kosovës u është shqiptuar gjobë prej 300 euro, u janë vendosur 3 pikë negative dhe u është konfiskuar patenta për një vit. Ndërsa shoferi me patentë të huaj është gjobitur me 300 euro dhe i është ndaluar drejtimi i automjetit në territorin e Kosovës për një periudhë njëvjeçare.

Siç raporton Demantim News, Policia ka bërë të ditur se kontrollet e shtuara në trafik do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim, duke u bërë thirrje qytetarëve të respektojnë rregullat e komunikacionit.

/Demantim News/

Latest from Blog

Go toTop