July 25, 2026
1 min read

“E vërteta nuk humb kurrë”, reagon kryetari i Kamenicës

Kryetari i Kamenicës, Kadri Rrahimaj, ka njoftuar se Gjykata Themelore ka vendosur në favor të tij, duke konstatuar se deklaratat e bëra ndaj tij gjatë fushatës zgjedhore kanë qenë shpifëse.

Sipas vendimit, është urdhëruar kompensimi i dëmit, përgënjeshtrimi i deklaratave në mediat ku janë publikuar dhe mbulimi i shpenzimeve procedurale.

Siç raporton Demantim News, Rrahimaj tha se ky nuk është një rast për t’u gëzuar për humbjen e dikujt, por një mesazh se debati politik duhet të bazohet në fakte dhe argumente, e jo në shpifje. Ai shtoi se do të vazhdojë të punojë në shërbim të qytetarëve.

/Demantim News/

Latest from Blog

Go toTop