July 25, 2026
1 min read

Bizonët pranë Prishtinës, vizitë nga drejtoresha

Drejtoresha e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural në Komunën e Prishtinës, Jeta Rafuna, ka vizituar një fermë me bizonë në fshatin Prapashticë, duke e cilësuar atë si një nga iniciativat më të veçanta në sektorin e blegtorisë në Kosovë.

Ajo theksoi se mbarështimi i bizonëve është një aktivitet i rrallë që dëshmon për inovacionin dhe përkushtimin e fermerëve, duke krijuar mundësi të reja për zhvillimin e bujqësisë, ekonomisë lokale dhe turizmit rural.

Siç raporton Demantim News, Rafuna u shpreh se Komuna e Prishtinës do të vazhdojë të mbështesë fermerët dhe iniciativat që kontribuojnë në zhvillimin e sektorit bujqësor dhe blegtoral.

/Demantim News/

Latest from Blog

Go toTop