July 25, 2026
1 min read

Tragjedia në Itali, dalin detaje të reja

Janë publikuar detaje të reja për aksidentin tragjik në Itali, ku humbi jetën Dion Emërllahu, 19-vjeçar nga fshati Ramjan i Vitisë.

Sipas mediave italiane, aksidenti ndodhi më 21 korrik në autostradën A4, pranë Calcinatellos, në drejtim të Veronës, kur furgoni që drejtonte i riu u përplas me një kamion. Pas ndihmës së parë në vendngjarje, ai u transportua me helikopter në spitalin Civile në Brescia, ku ndërroi jetë pas disa ditësh.

Siç raporton Demantim News, Dioni po udhëtonte nga Franca drejt Kosovës për pushime, ndërsa familja e tij ishte nisur me dy automjete. Trupi i pajetë ndodhet ende në spital, ndërsa familja do të njoftojë më vonë për ceremoninë e varrimit.

/Demantim News/

Latest from Blog

Go toTop