Kryetari i Skenderajt, Sami Lushtaku, ka bërë homazhe në Marinë dhe Radishevë për të nderuar dëshmorët që ranë për lirinë e Kosovës.
Në Marinë u përkujtuan dëshmorët Beqir, Azem dhe Faik Hajrizi, si dhe Sabit Ahmeti, ndërsa në Radishevë u nderua kujtimi i Arben, Shyqyri dhe Haxhi Ahmetit, Feriz Selimit dhe Ramadan Tahirit.
Siç raporton Demantim News, gjatë ceremonisë në Radishevë u zbulua edhe pllaka përkujtimore kushtuar prijësve të luftërave nga ky fshat, në krye me heroinën Shotë Galica, si dhe pllaka me emrat e të rënëve.
Lushtaku tha se ky memorial është simbol respekti dhe mirënjohjeje për të gjithë ata që sakrifikuan për lirinë e atdheut.
/Demantim News/