Shqipëria ka hedhur në konsultim publik projektligjin e ri “Për Bankën e Shqipërisë”, i cili për herë të parë parashikon rregullat për kalimin nga leku në euro pas anëtarësimit të vendit në Bashkimin Evropian.
Projektligji synon përafrimin e legjislacionit shqiptar me standardet e BE-së dhe përcakton hapat që do të ndiqen për adoptimin e euros si monedhë zyrtare. Ekspertët vlerësojnë se anëtarësimi në eurozonë pritet të ulë kostot e këmbimit valutor, të zvogëlojë rrezikun nga luhatjet e kursit të këmbimit dhe të forcojë stabilitetin financiar.
Siç raporton Demantim News, projektligji parashikon gjithashtu rritjen e kapitalit të Bankës së Shqipërisë nga 2.5 në 6 miliardë lekë, si dhe rritjen e Rezervës së Përgjithshme nga 12.5 në 30 miliardë lekë.
/Demantim News/