Familjarë, miq dhe banorë të shumtë i kanë dhënë lamtumirën e fundit çiftit Kosta dhe Belere Plaku, të cilët u vranë një ditë më parë në banesën e tyre në fshatin Vidhisht të Roskovecit.
Sipas autoriteteve, autori i dyshuar është ish-dhëndri i familjes, i cili pas krimit mori peng ish-partneren dhe më pas i dha fund jetës, pasi u rrethua nga policia.
Siç raporton Demantim News, për të shmangur tensionet mes dy familjeve, ceremonia mortore e autorit është planifikuar të mbahet të dielën.
/Demantim News/