Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit ka publikuar çmimet maksimale të lejuara të derivateve të naftës, të vlefshme për 26 dhe 27 korrik 2026.
Sipas vendimit, nafta do të shitet maksimalisht me 1.72 euro për litër, benzina me 1.52 euro për litër, ndërsa gazi me 0.60 euro për litër.
Siç raporton Demantim News, këto çmime hyjnë në fuqi nga ora 10:00 dhe do të vlejnë gjatë ditës së diel dhe të hënës.
/Demantim News/