Policia e Kosovës ka arrestuar një person të dyshuar për dy raste të vjedhjeve të ndodhura më 24 korrik në Zveçan.
Sipas policisë, i dyshuari dyshohet se ka vjedhur 220 euro nga arka e një barnatore dhe një çantë me dokumente personale së bashku me 937 euro nga një restorant.
Siç raporton Demantim News, i dyshuari u arrestua në Mitrovicën e Veriut, ndërsa gjatë kontrollit policor iu gjet edhe shuma e parave që dyshohet se ishte vjedhur. Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, ndaj tij është caktuar masa e ndalimit prej 48 orësh, ndërsa hetimet po vazhdojnë.
/Demantim News/