Kosova vazhdon të mos ketë qasje në tregun e Bashkimit Evropian për eksportin e qumështit dhe produkteve të bulmetit, pavarësisht investimeve të bëra nga industria dhe fermerët në rritjen e kapaciteteve prodhuese.
Sipas përfaqësuesve të sektorit, pengesa kryesore mbetet mungesa e certifikatës veterinare të njohur nga BE-ja, e cila është e domosdoshme për eksportin e produkteve me origjinë shtazore në tregun evropian.
Siç raporton Demantim News, për shkak të kësaj situate industria e qumështit mbetet e kufizuar në tregun vendor dhe disa vende të rajonit, ndërsa prodhuesit paralajmërojnë se fermerët po përballen me teprica të qumështit, fabrikat nuk po punojnë me kapacitet të plotë dhe mundësitë për zhvillim po mbeten të bllokuara.
/Demantim News/