July 26, 2026
1 min read

Një tjetër hap i Shqipërisë drejt integrimit evropian

Qytetarët dhe bizneset në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut do të mund të kryejnë transferta bankare brenda vetëm pak sekondash, falë platformës evropiane të pagesave të menjëhershme TIPS (TARGET Instant Payment Settlement), e cila pritet të nisë funksionimin në muajin nëntor.

Lajmin e bëri të ditur presidentja e Bankës Qendrore Evropiane, Christine Lagarde, e cila tha se platforma do të zgjerohet në të gjithë rajonin deri në vjeshtë.

“Mezi pres lançimin në muajin nëntor në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut të platformës për shlyerjen e pagesave të menjëhershme, e cila përdor teknologjinë e TIPS. Në fillim të kësaj jave kjo platformë u vu në funksion për Bosnjë e Hercegovinën dhe Malin e Zi. Deri në vjeshtë, të gjitha vendet e rajonit do të jenë pjesë e kësaj iniciative”, deklaroi Lagarde.

Siç raporton Demantim News, sistemi i ri do t’u mundësojë përdoruesve të transferojnë para nga një llogari bankare në tjetrën brenda pak sekondash, 24 orë në ditë, 7 ditë në javë, përfshirë fundjavat dhe festat zyrtare.

Ky zhvillim konsiderohet një hap i rëndësishëm drejt modernizimit të sistemit financiar dhe afrimit të vendeve të rajonit me standardet evropiane të pagesave.

/Demantim News/

Latest from Blog

Go toTop