July 26, 2026
1 min read

Doganierët grekë protestojnë, kufiri me Shqipërinë përballet me bllokime

Departamenti i Policisë Kufitare dhe Migracionit në Shqipëri ka njoftuar se nesër punonjësit e doganës greke do të zhvillojnë grevë, çka do të sjellë pezullimin e përkohshëm të qarkullimit të automjeteve në disa pika kufitare me Greqinë.

Sipas njoftimit, lëvizja e automjeteve do të ndërpritet në PKK Kakavijë dhe Tre Urat nga ora 07:00 deri në 11:00, ndërsa në PKK Kapshticë dhe Qafë Botë nga ora 05:00 deri në 09:00 (me orën shqiptare).

Siç raporton Demantim News, gjatë orarit të grevës do të lejohen të kalojnë vetëm këmbësorët pa bagazh dhe rastet emergjente shëndetësore. Policia Kufitare u ka bërë thirrje qytetarëve që kanë planifikuar të udhëtojnë drejt Greqisë ta shtyjnë udhëtimin deri në përfundimin e grevës, për të shmangur pritjet dhe grumbullimet në pikat kufitare.

/Demantim News/

Latest from Blog

Go toTop