Dy raste të zjarrvënies janë regjistruar mbrëmjen e kaluar në Prishtinë, ndërsa autoritetet kanë nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave.
Rasti i parë ndodhi rreth orës 22:30 në fshatin Barilevë, ku në pragun e një shtëpie u vu zjarr, i cili dyshohet se ishte shkaktuar me benzinë. Rasti i dytë u regjistrua në Kodrën e Trimave, pranë Qendrës së Mjekësisë Familjare, ku u përfshi nga zjarri dera e një barnatoreje.
Siç raporton Demantim News, të dy rastet janë evidentuar nga zjarrfikësit, ndërsa njësitet kompetente po zhvillojnë hetime për të sqaruar shkaqet dhe për të identifikuar personat e përfshirë.
/Demantim News/