July 26, 2026
1 min read

Haxhiu: Kosova është e gatshme ta ndihmojë Francën në shuarjen e zjarreve

Ushtruesja e detyrës së presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu, ka deklaruar se Kosova është e gatshme ta mbështesë Francën, brenda kapaciteteve të saj shtetërore, me ndihmë në shuarjen e zjarreve dhe në operacionet e kërkim-shpëtimit.

Në një reagim publik, Haxhiu shprehu solidaritetin me popullin francez dhe me të gjitha ekipet që janë të angazhuara në mbrojtjen e jetëve dhe komuniteteve të prekura nga zjarret.

Siç raporton Demantim News, Franca prej disa ditësh po përballet me zjarre të mëdha që po përhapen me shpejtësi, duke detyruar evakuimin e qindra mijëra banorëve në jug dhe jugperëndim të vendit. Autoritetet franceze kanë apeluar për kujdes të shtuar në zonat e rrezikuara.

/Demantim News/

Latest from Blog

Go toTop