July 27, 2026
1 min read

Dyshohet se janë gjetur mbetjet mortore të Halim Sopajt

Më 23 korrik, në një zonë malore afër fshatit Shkozë të Malishevës, janë gjetur mbetje mortore që dyshohej se i përkisnin Halim Sopajt, i raportuar i zhdukur që nga 5 tetori i vitit 2025.

Policia njofton se, që nga raportimi i zhdukjes, Drejtoria Rajonale në Gjakovë, në bashkëpunim me institucionet përkatëse, kishte zhvilluar disa operacione kërkim-shpëtimi, por pa arritur ta lokalizonte.

Mbetjet mortore u dërguan për ekzaminim në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML), ndërsa pas përfundimit të analizave u konfirmua identiteti i viktimës. Me urdhër të prokurorit të shtetit, ato iu dorëzuan familjarëve për procedurat e mëtejshme.

Latest from Blog

Go toTop