July 27, 2026
1 min read

Haddad: Vizita në Kosovë konfirmon angazhimin e Francës për rajonin

Ministri i Deleguar për Evropën i Francës, Benjamin Haddad, ka nisur një vizitë dyditore në Kosovë, duke theksuar se synimi i saj është forcimi i marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve.

Në një postim në rrjetin X, Haddad bëri të ditur se në fokus të vizitës janë frankofonia, investimet e Agjencisë Franceze për Zhvillim (AFD), bashkëpunimi në fushën e sigurisë dhe çështjet rajonale.

Siç raporton Demantim News, ministri francez theksoi se vizita vjen pas drekës së punës mes presidentit francez Emmanuel Macron dhe kryeministrit në detyrë të Kosovës, Albin Kurti, të mbajtur më 17 mars, duke e cilësuar atë pjesë të angazhimit të Francës në Ballkanin Perëndimor dhe për ribashkimin e kontinentit evropian.

Gjatë ditës së sotme, Haddad u takua edhe me ministrin në detyrë të Punëve të Jashtme, Glauk Konjufca, ndërsa pas takimit mbajtën një konferencë të përbashkët për media.

/Demantim News/

Latest from Blog

Go toTop