July 27, 2026
1 min read

Kuvendi mblidhet më 6 gusht, çfarë pritet nga seanca konstituive?

Seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës, e caktuar për 6 gusht, pritet të zhvillohet sipas procedurave të përcaktuara në Rregulloren e Punës së Kuvendit.

Vullnet Bugaqku nga Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) ka bërë të ditur se, jo më vonë se pesë ditë para seancës, duhet të mbahet një takim ndërmjet kryetarit të legjislaturës së kaluar dhe përfaqësuesve të subjekteve politike për përgatitjen e rendit të ditës.

Siç raporton Demantim News, sipas Rregullores, seanca duhet të përfshijë formimin e Komisionit të Përkohshëm për Verifikimin e Kuorumit dhe Mandateve, betimin e deputetëve, zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit dhe zgjedhjen e nënkryetarëve. Vetëm pas përfundimit të këtyre hapave, Kuvendi konsiderohet i konstituuar.

Kujtojmë se, ushtruesja e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu, ka caktuar që seanca konstituive të mbahet më 6 gusht, duke filluar nga ora 10:00.

/Demantim News/

Latest from Blog

Go toTop