Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka reaguar pasi ka thirrur Kuvendin e Jashtëzakonshëm të partisë, duke e cilësuar atë si një proces të panevojshëm, të pakohë dhe të njëanshëm.
Abdixhiku tha se gjatë pesë viteve në krye të LDK-së, ky është Kuvendi i katërt që udhëheq. Sipas tij, procesi është i dëmshëm dhe përçarës, jo për fatin e tij personal, por për pasojat që, siç u shpreh, i ka lënë LDK-së.
Siç raporton Demantim News, ai theksoi se Kuvendi nuk ka qenë as në kohën, as në vendin e duhur dhe se mënyra e organizimit nuk ka qenë e përshtatshme.
/Demantim News/