Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka dënuar dhunën e ushtruar, sipas tij, ndaj protestuesve gjatë protestës së mbajtur para Kuvendit, duke e cilësuar atë si “dhunë shtazore”.
Në një deklaratë për media, Berisha tha se gjatë protestës janë agresuar qytetarë, përfshirë gra me fëmijë, dhe ka akuzuar qeverinë për represion ndaj protestuesve paqësorë.
Ai u bëri thirrje anëtarëve dhe mbështetësve të Partisë Demokratike, si dhe të gjithë qytetarëve, që t’i bashkohen protestës, duke theksuar se kërkesat e saj janë në mbrojtje të interesave të qytetarëve dhe duke kërkuar mobilizim për largimin e qeverisë.