Ushtruesja e detyrës së Presidentes dhe kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu, ka thirrur një takim me kryetarët e subjekteve politike, i cili do të mbahet të premten, më 31 korrik, në ora 11:00.
Sipas njoftimit, në takim do të diskutohet përgatitja për Seancën Konstituive të Legjislaturës XI të Kuvendit të Republikës së Kosovës.
Mbledhja do të zhvillohet në sallën C-301 të Kuvendit.