Një 62-vjeçar nga Kosova ka humbur jetën në spital pasi u godit nga një kamion në Portin e Durrësit, në zonën e Skanerit.
Fillimisht u raportua se ai kishte pësuar lëndime, por disa orë më vonë ndërroi jetë si pasojë e plagëve.
Kamioni drejtohej nga një shtetas shqiptar nga Berati, ndërsa policia po heton rrethanat e aksidentit.