July 28, 2026
1 min read

Ministria e Ekonomisë zgjat afatin për aplikimet në Skemën e Granteve

Ministria e Ekonomisë ka shtyrë afatin për aplikim në Skemën e Granteve për Energji të Pastër – Faza 2, e dedikuar për ndërmarrjet mikro, të vogla dhe të mesme.

Sipas njoftimit, aplikimet do të pranohen deri më 9 gusht 2026, në ora 24:00, me qëllim që bizneseve t’u jepet më shumë kohë për përgatitjen dhe dorëzimin e dokumentacionit.

Ministria thekson se kushtet, kriteret dhe dokumentacioni i kërkuar mbeten të pandryshuara, ndërsa aplikimi vazhdon të bëhet përmes platformës eKosova.

Latest from Blog

Go toTop