July 28, 2026
1 min read

Kolonat në kufi, përditësohet gjendja në pikat kufitare

Sipas të dhënave të fundit nga Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar, pritjet më të gjata për hyrje në Kosovë janë regjistruar në Muçibabë, ku qytetarët po presin deri në 60 minuta, ndërsa kolona e automjeteve ka arritur rreth 500 metra.

Dheu i Bardhë, pritjet për hyrje janë rreth 30 minuta, me kolonë prej 500 metrash.

Ndërkaq, në Han të Elezit pritjet janë rreth 15 minuta si në hyrje ashtu edhe në dalje, me kolona deri në 100 metra në të dy drejtimet.

Në pikat e tjera kufitare, qarkullimi po zhvillohet normalisht. Të dhënat janë përditësuar në orën 18:08.

/Demantim News/

Latest from Blog

Go toTop