Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, ka reaguar lidhur me gërmimet që po zhvillohen në Zubin-Potok, ku dyshohet për një varrezë masive.
Ai ka theksuar se edhe pas 27 vitesh, familjet e personave të zhdukur me dhunë gjatë luftës vazhdojnë të presin përgjigje për fatin e më të dashurve të tyre.
Hamza ka akuzuar Serbinë se ende nuk ka dhënë llogari për krimet e luftës dhe se vazhdon të mbajë peng të vërtetën për personat e zhdukur. Sipas tij, Kosova do të vazhdojë të kërkojë zbardhjen e fatit të çdo të zhdukuri dhe drejtësi për familjet e tyre.
/Demantim News/