July 28, 2026
1 min read

Zubin-Potok, IML: Procesi i identifikimit dhe gërmimet do të vazhdojnë

Instituti i Mjekësisë Ligjore (IML) ka konfirmuar se mbetjet mortore të gjetura në fshatin Kalludër i Vogël, në Zubin-Potok, janë me origjinë njerëzore dhe me interes mjeko-ligjor.

Sipas mjekut ligjor Ditor Haliti, vlerësimet paraprake tregojnë se bëhet fjalë për mbetje njerëzore, ndërsa për shkak të terrenit të vështirë malor, gërmimet do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim.

Nga Komisioni Qeveritar për Persona të Zhdukur u bë e ditur se është ende herët për të nxjerrë përfundime për identitetin e mbetjeve, ndërsa çdo informacion fillimisht do t’u komunikohet familjarëve të personave të zhdukur.

Sipas burimeve, ekzistojnë dyshime se mbetjet mund t’i përkasin grupit të njohur si “intelektualët nga Mitrovica”, të zhdukur në prill të vitit 1999, por kjo do të konfirmohet vetëm pas përfundimit të zhvarrimit dhe ekzaminimeve mjeko-ligjore.

Ndërkohë, lidhur me rastin janë arrestuar dy persona, ndërsa hetimet dhe punimet në terren po vazhdojnë.

/Demantim News/

Latest from Blog

Go toTop