Një shtetas shqiptar është arrestuar në Francë pasi dyshohet se ka fluturuar me një avion të lehtë mbi centralin bërthamor në Penly, në Normandi, duke zbritur nën lartësinë minimale të lejuar në një zonë me siguri të lartë.
Sipas mediave franceze, pas aktivizimit të procedurave të sigurisë, Forcat Ajrore ngritën një avion për ta interceptuar, ndërsa piloti u shoqërua deri në aeroportin “Albert”, ku u arrestua menjëherë pas uljes.
Autoritetet franceze po hetojnë nëse bëhet fjalë për një gabim, një veprim të qëllimshëm apo një rast të mundshëm spiunazhi. Hetimet po vazhdojnë, ndërsa po analizohen itinerari i fluturimit, motivi i pilotit dhe të dhënat e avionit.
/Demantim News/