Dy persona janë plagosur pas një konflikti mes dy familjeve në fshatin Dedaj të Pukës.
Të lënduarit janë dërguar në Spitalin e Pukës për trajtim mjekësor, ndërsa gjendja e tyre shëndetësore ende nuk është bërë e ditur.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë forca të shumta policore, të cilat po hetojnë rrethanat e rastit. Sipas informacioneve paraprake, konflikti mes dy familjeve dyshohet se lidhet me një mosmarrëveshje pronësore që zgjat prej vitesh.
/Demantim News/