July 29, 2026
1 min read

Beqiri: Kush humb zgjedhjet, duhet të japë dorëheqje nga drejtimi i LDK-së

Anëtari i LDK-së, Ismet Beqiri, ka deklaruar se kryetari i partisë, Lumir Abdixhiku, duhet të marrë përgjegjësi për rezultatin zgjedhor, duke respektuar traditën e LDK-së.

Sipas Beqirit, në LDK ekziston një rregull i pashkruar që drejtuesit të cilët nuk arrijnë rezultate të mira në zgjedhje duhet t’ia lëshojnë vendin një udhëheqësi tjetër.

Ai kujtoi gjithashtu se edhe presidentja Vjosa Osmani kishte qenë dikur kandidate e LDK-së për presidente, para se të largohej nga partia.

Deklaratat e Beqirit vijnë në kohën kur brenda LDK-së po zhvillohet debat për përgjegjësinë e udhëheqjes pas rezultateve zgjedhore.

/Demantim News/

Latest from Blog

Go toTop