Me rritjen e fluksit të mërgimtarëve gjatë sezonit veror, në disa pikëkalime kufitare të Kosovës janë regjistruar pritje të shkurtra.
Sipas të dhënave të Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar, në pikëkalimet Dheu i Bardhë dhe Jarinjë, pritjet për hyrje në Kosovë zgjasin deri në 15 minuta.
Në të gjitha pikat e tjera kufitare, qarkullimi po zhvillohet normalisht, me pritje deri në 5 minuta.
/Demantim News/