Ka nisur Kuvendi i Jashtëzakonshëm i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), ku pritet të vendoset për të ardhmen politike të kryetarit të partisë, Lumir Abdixhiku.
Në punimet e Kuvendit po marrin pjesë 325 nga 355 delegatë, ndërsa 30 delegatë mungojnë.
Në këtë mbledhje pritet të diskutohen zhvillimet e fundit brenda LDK-së dhe çështjet që lidhen me drejtimin e partisë.
/Demantim News/