by
October 1, 2025
1 min read

Sërish përplasje në KQZ, tash për akreditimin e vëzhguesve të zgjedhjeve

Në mbledhjen e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve sot shpërtheu një përplasje mes anëtarëve të LVV-së dhe LDK-së lidhur me akreditimin e 521 vëzhguesve nga 26 organizata për zgjedhjet e 12 tetorit.

Alban Krasniqi nga LVV-ja ngriti shqetësime për praninë e organizatave të dyshimta dhe ndikimet e jashtme, duke kërkuar verifikim më të kujdesshëm të tyre.

Ndërkohë, Sami Hamiti nga LDK, u pajtua që lista e organizatave të rishikohet një nga një për të garantuar besueshmërinë e tyre.

Derisa Sami Kurteshi, gjithashtu nga LVV, shprehu dyshime për burimet financiare dhe qëllimet e disa organizatave të reja.

Latest from Blog

Vijojnë punimet në urën mbi lumin Ibër

Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit po vazhdon mbikëqyrjen e rregullt të projekteve infrastrukturore në terren. Sipas njoftimit, gjatë inspektimit të zhvilluar sot në urën që lidh Zhabarin me Gushacin, u konstatua se
Go toTop