Policia e Kosovës ka arrestuar tre persona të dyshuar për mashtrim dhe falsifikim të dokumenteve, pas hetimeve të zhvilluara nga Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit.
Sipas Policisë, të dyshuarit dyshohet se kanë falsifikuar dokumente të ndryshme, përfshirë pasaporta, letërnjoftime dhe certifikata, të cilat më pas i kanë përdorur si dokumente të vlefshme.
Për Demantim News, bëhet e ditur se me dokumentet e falsifikuara ata kanë tentuar të realizojnë shitblerje të kundërligjshme të tokave, me qëllim përfitimin e rreth 1 milion e 550 mijë eurove.
Tre të dyshuarit janë intervistuar më 30 korrik në prani të avokatëve mbrojtës. Me vendim të Prokurorisë Themelore në Prishtinë, dy prej tyre janë ndaluar për 48 orë, ndërsa njëri është liruar në procedurë të rregullt.
/Demantim News/