Aleanca e të Rinjve ka konstituuar zyrtarisht Kryesinë e re, duke shënuar një fazë të re të organizimit dhe fuqizimit të strukturave rinore.
Procesi u udhëhoq nga kryetarja e Aleancës së të Rinjve, Albulena Kokollari, ndërsa në ceremoni mori pjesë edhe kryetari i AAK-së, Ardian Gjini.
Për Demantim News, Gjini përgëzoi anëtarët e Kryesisë së re dhe theksoi se rinia mbetet forca kryesore e ndryshimit dhe garancia për të ardhmen e subjektit.
Sipas njoftimit, Kryesia e re synon të fuqizojë zërin e të rinjve në vendimmarrje dhe të rrisë angazhimin e tyre në jetën politike.
Në përfundim të takimit, anëtarëve të zgjedhur iu uruan suksese në ushtrimin e detyrave dhe realizimin e objektivave të organizatës.
/Demantim News/