Ka përfunduar numërimi i votave në Kuvendin e Jashtëzakonshëm të Lidhjes Demokratike të Kosovës, ku Lumir Abdixhiku ka siguruar mbështetjen e delegatëve për të vazhduar në krye të partisë.
Për Demantim News, nga rezultati i votimit, 169 delegatë votuan pro qëndrimit të Abdixhikut në krye të LDK-së, 152 votuan kundër, ndërsa 5 vota rezultuan të pavlefshme.
Pas shpalljes së rezultatit, pritet që Abdixhiku të mbajë një konferencë për media.
/Demantim News/