July 30, 2026
1 min read

Muhaxheri: Fitore për Abdixhikun, vlerësimi i saj mbetet për të ardhmen

Gazmend Muhaxheri, një nga iniciuesit e kërkesës për shkarkimin e Lumir Abdixhikut, ka reaguar pasi kreu i LDK-së u rikonfirmua në detyrë.

Për Demantim News, Muhaxheri tha se respekton vullnetin e delegatëve dhe i uroi Abdixhikut fitoren.

“Rezultati është i ngushtë, por është vullneti i delegatëve të Kuvendit. Kryetarit i urojmë fitore, shihemi herëve të tjera”, deklaroi ai.

Muhaxheri theksoi se LDK-ja mbetet e bashkuar, ndërsa vlerësimi për këtë rezultat, sipas tij, do të bëhet me kalimin e kohës.

I pyetur për deklaratat e Abdixhikut gjatë fjalimit para votimit, ai u shpreh shkurt: “E ulët prej tij, por s’kemi çka me bo, duhet me u mësu me këto sene”.

/Demantim News/

Latest from Blog

Go toTop