July 31, 2026
1 min read

Nuk ka tolerancë as për mërgimtarët, gjobitet pasi tejkaloi kolonën

Një tjetër rast i shkeljes së rregullave të trafikut është regjistruar në rrugët e Kosovës, ku një shofer me targa të huaja është ndëshkuar nga Policia e Kosovës.

Pamjet tregojnë momentin kur drejtuesi i automjetit del nga kolona dhe kryen tejkalim të kundërligjshëm, duke rrezikuar sigurinë e pjesëmarrësve në komunikacion.

Për Demantim News, Policia e Kosovës ka konfirmuar se ndaj shoferit është shqiptuar gjobë për shkeljen e rregullave të trafikut.

Autoritetet u bëjnë thirrje të gjithë drejtuesve të automjeteve, pa dallim vendi të regjistrimit të veturës, që të respektojnë rregullat e komunikacionit për të shmangur aksidentet dhe ndëshkimet.

/Demantim News/

Latest from Blog

Go toTop