July 31, 2026
1 min read

Arrestimi në Serbi, Hoti: Sulm ndaj së vërtetës për krimet e luftës

Ministri në detyrë i Punës, Familjes dhe Vlerave të Luftës Çlirimtare, Andin Hoti, ka reaguar pas arrestimit në Serbi të një personi që dyshohet se kishte ndihmuar në zbulimin e një varreze masive në Kosovë.

Për Demantim News, Hoti tha se ky veprim dëshmon se Serbia nuk po lufton krimet e luftës, por po përpiqet të pengojë zbardhjen e së vërtetës.

Sipas tij, arrestimi i personave që ndihmojnë në identifikimin e varrezave masive është një përpjekje për të frikësuar dëshmitarët dhe për të sabotuar procesin e zbardhjes së fatit të personave të zhdukur.

Hoti kritikoi edhe Bashkimin Evropian, duke thënë se heshtja ndaj veprimeve të tilla i dërgon Serbisë mesazhin se mund të vazhdojë pa pasoja.

Ai theksoi se familjet e mbi 1.570 personave ende të zhdukur kanë nevojë për drejtësi, të vërtetën dhe presion real ndaj Serbisë për hapjen e rrugës drejt zbardhjes së fatit të të zhdukurve.

/Demantim News/

Latest from Blog

Go toTop