July 31, 2026
1 min read

Rama: “Made in Albania” do të jetë edhe në ushtrinë e SHBA-së

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, deklaroi se industria ushtarake shqiptare synon jo vetëm të plotësojë nevojat e mbrojtjes së vendit, por edhe të eksportojë produkte për tregjet ndërkombëtare.

Për Demantim News, Rama tha se Shqipëria tashmë ka marrëveshje me kompani të mëdha të industrisë ushtarake dhe shprehu bindjen se në të ardhmen edhe ushtria e Shteteve të Bashkuara mund të përdorë pajisje të prodhuara në Shqipëri.

Ai i bëri këto deklarata gjatë ceremonisë së dorëzimit të 40 mjeteve të para taktike, të prodhuara në Shqipëri nga kompania Timak Defence, në bashkëpunim me kompaninë shtetërore KAYO.

Sipas Ramës, zhvillimi i industrisë ushtarake përfaqëson një etapë të re për Shqipërinë dhe pritet të sjellë përfitime si në siguri, ashtu edhe në ekonomi.

/Demantim News/

Latest from Blog

Go toTop