July 31, 2026
1 min read

DHTIK reagon ndaj publikimit të të dhënave të bizneseve, kërkon hetim dhe përgjegjësi

Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë e Kosovës (DHTIK) ka shprehur shqetësim lidhur me publikimin në faqen e Agjencisë së Regjistrimit të Bizneseve të dokumenteve që përmbajnë të dhëna të bizneseve dhe pronarëve të tyre.

Për Demantim News, DHTIK njoftoi se ka pranuar ankesa nga bizneset anëtare për qasjen e plotë në dokumente si statutet dhe marrëveshjet e shoqërive, të cilat përmbajnë edhe të dhëna personale të pronarëve dhe personave të autorizuar.

Sipas DHTIK-së, publikimi i këtyre dokumenteve mund të cenojë privatësinë, konfidencialitetin e marrëdhënieve kontraktuale dhe afariste, si dhe të jetë në kundërshtim me Ligjin për Mbrojtjen e të Dhënave Personale.

Dhoma u ka bërë thirrje institucioneve përgjegjëse që të ndërmarrin veprime urgjente, të adresojnë situatën dhe të kërkojnë përgjegjësi nga personat përgjegjës.

/Demantim News/

Latest from Blog

Go toTop