July 31, 2026
1 min read

Labinot Tahiri: T’i mbledhim 200 mijë euro për t’u blerë Mercedes-Benz krerëve të UÇK-së

Këngëtari Labinot Tahiri ka bërë thirrje publike që qytetarët dhe bizneset të mbështesin një nismë për t’u dhuruar vetura ish-krerëve të UÇK-së pas kthimit të tyre në Kosovë.

Për Demantim News, Tahiri propozoi që Hashim Thaçi, Jakup Krasniqi, Kadri Veseli dhe Rexhep Selimi të marrin nga një veturë me vlerë deri në 50 mijë euro, duke sugjeruar që zgjedhja të jetë një Mercedes-Benz.

Ai bëri të ditur se personalisht do të kontribuojë me 10 mijë euro, ndërsa ftoi biznesmenët, miqtë dhe qytetarët të bashkohen për të mbledhur rreth 200 mijë euro për realizimin e kësaj nisme.

Sipas Tahirit, kjo do të ishte një shenjë mirënjohjeje për sakrificën dhe kontributin e ish-krerëve të UÇK-së për lirinë e Kosovës.

/Demantim News/

Latest from Blog

Go toTop