Një aksident trafiku ka ndodhur pasditen e së premtes në Prishtinë, në afërsi të stacionit të autobusëve.
Për Demantim News, në aksident janë përfshirë një kamion dhe një veturë. Deri më tani nuk dihet nëse ka persona të lënduar.
Si pasojë e përplasjes, në këtë zonë janë krijuar kolona të gjata të automjeteve, ndërsa Policia pritet të dalë me informacione zyrtare lidhur me rrethanat e aksidentit.
/Demantim News/