July 31, 2026
1 min read

Zjarr në Rrugën B në Prishtinë, Policia konfirmon se nuk ka të lënduar

Një objekt është përfshirë nga flakët pasditen e së premtes në Rrugën B në Prishtinë.

Për Demantim News, Policia e Kosovës ka konfirmuar se rasti është raportuar rreth orës 15:00, ndërsa nuk raportohet për persona të lënduar.

Zëdhënësi i Policisë, Enis Pllana, bëri të ditur se njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe po zhvillojnë procedurat e nevojshme për zbardhjen e rrethanave të incidentit.

Shkaqet e zjarrit ende nuk janë bërë të ditura.

/Demantim News/

Latest from Blog

Go toTop