July 31, 2026
1 min read

Seanca konstituive vazhdon më 6 gusht, deputetët marrin ftesat

Albulena Haxhiu, në cilësinë e kryetares së Kuvendit nga legjislatura e kaluar, u ka dërguar ftesë deputetëve të zgjedhur për pjesëmarrje në seancën konstituive të Kuvendit të Kosovës.

Për Demantim News, seanca do të mbahet më 6 gusht, duke filluar nga ora 10:00, në sallën plenare të Kuvendit.

Sipas rendit të ditës, deputetët fillimisht do të formojnë Komisionin e Përkohshëm për verifikimin e mandateve dhe kuorumit, më pas do të bëjnë betimin, ndërsa do të pasojë zgjedhja e kryetarit dhe nënkryetarëve të Kuvendit.

Ftesa është dërguar pas vendimit për thirrjen e mbledhjes së parë të Legjislaturës së XI-të të Kuvendit të Republikës së Kosovës.

/Demantim News/

Latest from Blog

Go toTop